Ndodh edhe kjo! Kandidatja për deputete u kërkon shqiptarëve para që të futet në Kuvend (FOTO LAJM)

Një kandidate për deputete në Kuvendin e Shqipërisë kërkon mbështetjen e njerëzve jo vetëm në vota, por edhe në mënyrë monetare.

Anduena Qefalia, kandidatja e PD në Tiranë, ka habitur jo pak kur në një postim në rrjetet sociale, njofton se ka hapur një llogari bankare ku i kërkon njerëzve që ta ndihmojnë me para që ajo të futet në parlament.

“Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare…”- shkruan kandidatja për zgjedhje.

 

Statusi i plotë:

“I/e dashur mik/e! Unë jam duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit.

Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona.

Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision!

Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare më poshtë:

Banka: Credins Bank

Mbajtësi i Llogarisë: Anduena Qemal Qefalia

Nr. i Llogarisë: 00001500343

IBAN: AL25 2121 1401 0000 0000 0150 0343

SËIFT: CDISALTRXXX

Me mirënjohje të thellë,

Anduena Qefalia”.

Ajo renditet e 29-ta në listën e Tiranës.