Ditën e nesërme është dita e shumëpritur ku do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, në stadiumin “Air Albania”.
Por në rrugët e Tiranës ka ndodhur ajo që pritej por nuk duhej kurrsesi. Në pamjet e mëposhtme të paraqitura nga Panorama, shihen ultrasit e Romës në hyrje të rrugës së Durrësit, të cilët kanë krijuar trazira duke hedhur sende të forta dhe duke thyer shishe.
Është dashur ndërhyrja e forcave policore për të qetësuar ngjarjen./h.ll/albeu.com