Gjermania dhe Anglia nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 mes tyre.
Një ndeshje ku në pjesën e parë ishte e balancuar, pasi 45-minutat u mbyllën me rrjeta të paprekura, ndërsa vetëm 5 minuta nga fillimi i fraksionit të dytë kombëtarja gjermane arriti të gjente dhe rrugën e rrjetës.
Do të ishte Hoffmann në minutën e 50-të që do të çonte peshë zemrat e tifozëve, me mesfushorin e Bayern pas asistimit të Kimmich arriti të dërgonte topin mjeshtërisht në rrjetë.
Anglia u mundua të reagonte, ndërsa arriti të gjente golin e barazimit vetëm në minutën e 88-të ku me ndihmën e VAR fiton penallti, ku sulmuesi i Tottenham, Harry Kane do të tregohej i saktë.
Të dyja kombëtaret kështu marrin nga një pikë në përballjen mes tyre, duke mos mundur dot të sigurojnë fitoren në Nations League./ h.ll/albeu.com