Ndërtimi i aerodromit të NATO-s, banorët e fshatit Moravë në protestë: Tre kërkesat që kemi

Banorët e fshatit Morave kanë dalë sërish në protestë ku kërkojnë që prona e tyre të vlerësohet me çmimin e tregut ashtu siç ju është premtuar.

Një nga protestuesit ka shpalosur tre kërkesat që kanë.

“Ne kërkojmë tre pika. 1. Të vijë ministri i mbrojtjes Niko Peleshi. 2. Të mbajë atë që ka thënë që do të vlerësohen me çmimin e tregut. 3. Duam një përfaqësues të NATO-s të vijë këtu. Ne nuk kërkojmë një gjë kushedi se çfarë. Ne duam vetëm ato që kemi hedhur. Kjo është hera e dytë që po protestojmë dhe asnjë përgjigje nuk kemi marrë. Kur bëmë një paketë dhe ia dërguam Ministrisë së Mbrojtjes, të njëjtën gjë na thanë. Tani ministri doli dhe foli, ku tha se vlerësimet do të bëhen me çmim tregu. Siç na erdhën kur matën tokat, të vijnë sërish këtu. U bënë dy muaj që kërkoj shtëpi dhe tokë, dhe më thanë se është 35 mijë euro dylymi në Morave, këtu na thonë 2 milionë të vjetra. U kam dhe banesën tre kate këtu, dhe më pas na vjen njoftimi se do ikni sepse do bëhet aerodrom ushtarak. Ku të mbytem unë tani?! Kam 406 metra katrorë shtëpi dhe më je mua 106 milionë lekë të vjetra”, tha ai./albeu.com


Shtuar 20.12.2021 12:57