Ndërtimet pa leje, Meta: Policia i troket në derë një qytetari kur riparon pllakat, por nuk sheh kullat

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi me strukturat në Kombinat ka ngritur shqetësimet me lejet e ndërtimit. Meta tha se policia bashkiake i troket në derë një qytetari që po ndërron pllakat e banesës, por nuk sheh kullat pa leje në qendër të Tiranës dhe te zona e Liqenit Artificial.

“Me qindra kulla janë dhënë nëpër Tiranë dhe normalisht troket në dyert e shtëpive tuaja kur riparoni pllakat e shtëpisë apo ndërroni dritaret. Por për abuzimet që bëhet me kullat në mes të sheshit apo pranë liqenti, ato nuk i shikojnë dot sepse janë shumë të vogla”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 7.09.2022 19:18