Ka ndërruar jetë në spital 60-vjeçari Sokrat Shkëmbi, i cili u aksidentua në rrugë nga një makinë në Bulgarec të Korçës ndërsa ishte duke udhëtuar me me motorr.
Sokrat Shkëmbi ka qenë duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Maliqit kur papritmas mjeti dyrrotak i ka dalë nga kontrolli duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, përplasje e fortë e cila ka sjellë dhe “fluturimin” për më shumë se 10 metra për të përfunduar poshtë kanalit te rrugës kryesore ndërkohë që motori ka ikur zvarrë në mes të rrugës.
Megjithëse me drejtuesi i mjetit ka qenë më një skafandër jo funksionale ka marrë plagë të shumta në koke dhe trup, duke i shkaktuar vdekjen.
Sipas ekspertëve dy janë arsyet, shpejtësia tej normave të lejuara si dhe konsumimi i alkoolit nga ana e motoçiklistit.
Ditën e sotme ky është aksidenti i tretë në rrugën nacionale Zotilan – Bulgarec, i pari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, me vone ne kryqëzimin e Maliqit dhe ky i pasdites së sotme në afërsi të fshatit Bulgarec. Të tre këto aksidente janë më dëmtime shumë të rëndë, njeri është nisur me helikopter drejt Traumës për mjekim më të specializuar.