Ndërpritet seanca në Kushtetuese për ish-kryebashkiakun Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

Pas dëgjimit në seancë të pyetjeve të trupit gjykues, argumentet e kryebashkiakut Erion Veliaj që ka ankimuar shkarkimin e tij nga detyra, si edhe pyetjeve të përfaqësuesve të Këshilit të Ministrave, u vendos ndërprerja për 30 minuta e seancës.

Trupa gjykuese do të rikthehet në sallë për të vazhduar me subjektet në orës 15:05.

“Do të bëjmë 30 minuta pushim në këtë moment dhe do të vazhdojmë me subjektet e interesuara.

Gjykata do të rikthehet në orën 13:05”, u shpreh kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj.


Shtuar 31.10.2025 12:49