Ndërpritet numërimi i votave në Kamëz, mësohet arsyeja pse

Numërimi i votave në Bashkinë Kamëz ëhstë ndërprerë. Mësohet se vendimi është marrë nga numëruesit pasi janë lodhur gjatë ditës së sotme. Kështu që për thuajse 12 orë në Kamëz nuk do të numërohet asnjë votë.

Deri më tani Partia Demokratike ka 17 mijë e 337 vota, Partia Socialiste ka 13 mijë e 550 vota, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka 2018 vota.

REZULTATET:

PD-AN: 17337

PS: 13550

LSI: 2018

Shtuar 26.04.2021 21:00