Ndërpritet energjia elektrike dhe përmbyten shtëpitë, Uragani Fiona godet Puerto Rikon (VIDEO)

Uragani Fiona goditi bregun jugperëndimor të Porto Rikos të dielën pasi shkaktoi rrëshqitje dheu, ndërpreu energjinë elektrike dhe dëmtoi rrugët. Qindra njerëz u evakuuan ose u shpëtuan në të gjithë ishullin pasi përmbytjet u rritën me shpejtësi. Lumenjtë dolën nga shtrati dhe përmbytën makinat, shtëpitë që ishin në katet e para, madje edhe një pistë aeroporti në rajonin jugor të ishullit.

“Dëmet që po shohim janë katastrofike”, tha guvernatori Pedro Pierluisi. Stuhia goditi një urë në qytetin malor qendror të Utuados, që policia raportoi se ishte instaluar nga Garda Kombëtare pas goditjes së uraganit Maria në vitin 2017.

Fiona ishte e përqendruar 45 milje në jug-juglindje të Punta Cana, Republika Domenikane me erëra maksimale të qëndrueshme prej 85 mph (140 km/h) të dielën mbrëma, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA, raporton abcnews.go

Para 33 vitesh edhe uragani Hugo goditi Porto Rikon e cila u cilësua si një stuhi e kategorisë 3. Presidenti i SHBA Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në territorin amerikan pasi stuhia iu afrua ishullit jugperëndimor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News (@abcnews)