Kryeministri Rama lavdëroi punën e djeshme të policisë së shtetit dhe kritikoi ashpër të dyja palët e konfliktit në PD që e sulmuan atë.
“Policia e stërvitur për të përballuar këtë materie politike, këtë lloj qasjeje dhe këtë lloj drejtimi politik që e përfshin dhunën si mjet politik me agresionin ndaj godinave, meriton një falënderon shumë të posaçëm. Mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së Qeverisë nga kjo materiel, kjo prurje, kjo turmë e cila dje ishte ndarë përgjysmë, njëra pjesa brenda godinës dhe tjetra jashtë. Sulmet e të dyja palëve pasi gjërat u kthyen në një farë normaliteti ndaj policisë është shëmbëlltyre se të dyja ato kufoma janë shumë larg idesë së shtetit, kulturës dhe ligjit dhe ligjshmërisë sepse janë në fakt e njëjta gjë, e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. E vjetra apo e reja këtu është thjesht biologji dhe nuk është absolutisht asgjë tjetër”, Rama. /albeu.com/