Ndarja nga jeta e artistes Edi Luarasi, Bujar Kapexhiu prek me fjalët: Nga qielli u shkëput ylli më i shndritshëm

Ditën e djeshme u nda nga jeta artistja e njohur Edi Luarasi.

Sot ka qenë artisti Bujar Kapexhiu që ka kujtuar veprën e saj dhe atë që ajo përfaqësonte si njeri.

Kapexhiu ka folur me lëvdata për artisten dhe është shprehur se ajo ka lënë gjurmë të thella në ekran e në teatër.

Reagimi i Kapexhiut:

Është i dhimbshëm casti kur të takon të flasësh për një njeri të dashur që largohet, ajo nuk është më. Ka lënë gjurmë të thella, në ekran dhe në teatër. Nga qielli i shkëput ylli më i shëndritshëm, jam i sigurtë që shumë dhimbje kanë artistët për atë që u largua por dhe spektatorët që kanë shijuar veprat e saj. Të shprehim që Edi e dashur të jetë drejt parajsës./albeu.com/


Shtuar 4.12.2021 12:10