Ndarja e shtëpive në Kurbin, përlotet kryetarja e Bashkisë: Më kanë pushtuar emocionet (VIDEO)

Sot kryeministri Edi Rama ndodhet në Laç për t’ju dhënë çelësat e shtëpive 500 familjeve që mbetën pa strehë në tërmetin i 26 nëntorit të vitit 2019. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit Majlinda Cara, ka shpërthyer në lot pas emocioneve që ka përjetuar.

“Më lejoni që sot të falënderoj një person të veçantë që kanë qenë pranë nesh në çdo minutë. Ajo është Lindita Nikolla. Emocionet më kanë pushtuar. Një falënderim i veçantë shkon për Bashkinë Kurbin që kam ndarë dhe vazhdoj të ndaj orë të zgjatura pune për të qenë krah çdo qytetari”, tha ajo ndërsa fliste e emocionuar.

Shihni videon në minutën 06:00

/albeu.com/

 


Shtuar 28.12.2021 17:02