Shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani është ndarë nga jeta në moshën 45 vjeçare.
Miq të tij, kolegë e shokë nga radhët e policisë se shtetit kanë ndarë lajmin e hidhur për kolegun e tyre, teksa mësohet se Matani dyshohet se ka pësuar infarkt në banesën e tij në Tiranë.
Edhe pse u dërgua në spital nga familjarët e tij, ai nuk mundi të jetonte.
Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjës.