Ndahet nga jeta ish-anëtari i Gjykatës së Lartë

Ndahet nga jeta ish-anëtari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Kristaq Ngjela. Ai ka ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë në vitet 2000-2007.

Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë ndër vite. Përmes një mesazhi, për humbjen e ish-kolegut, ka reaguar edhe Gjykata e Lartë.

“Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të ish anëtarit të kësaj gjykate Z. Kristaq Ngjela. Z. Ngjela ka ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë në vitet 2000-2007. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë ndër vite, si në gjyqësor dhe prokurori.

Ndarja nga jeta e Z. Ngjela ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq, në Gjykatën e Lartë, si edhe në komunitetin e juristëve. I shprehim ngushëllimet tona familjarëve dhe njerëzve të afërt për ndarjen e tij nga jeta.”, thuhet në reagim.


Shtuar 28.09.2021 21:14