Interi ka barazuar 1-1 ndaj Napolit.
Në minutën e 36 Handanoviç është protagonist i një gafe të pafalshme, duke e shtyrë topin me duart e tij drejt rrjetës. Një autogol që i dha avantazhin e përkohshëm ekipit të Gatizos.
Por në pjesën e dytë ishte Eriksen ai që shlyen këtë gabim me predhën e tij nga jashtë zone. Ishte pikërisht mesfushori danez ai që shpëton Interin nga humbja, duke e nxjerrë ekipin me një pikë.
Zikaltrit mbajnë kreun e renditjes me 9 pikë më pak se Interi, ndërsa Napoli humb mundësinë për të kapur Juventusin në zonën Champions.