Kryetarja e dhomës amerikane, Nancy Pelosi, ka vizituar presidentin Zelenskiy në Kiev.
Në videon e sapo publikuar nga presidenti ukrainas, Pelosi mbërriti me një delegacion përfaqësuesish amerikanë.
“Besojmë se po ju vizitojmë për t’ju falënderuar për luftën tuaj për liri…Lufta juaj është një luftë për të gjithë. Pra, angazhimi ynë është të jemi këtu për ju derisa të përfundojë lufta”, thotë Pelosi në video.
“Takim me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Kiev. Shtetet e Bashkuara janë lider në mbështetjen e fortë të Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Faleminderit që ndihmuat në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë!” ka shkruar Zelensky krah videos./albeu.com/
Ukraine’s president Zelenskiy has just published video of Nancy Pelosi in Kyiv.
“We believe we are visiting you to say thank you for your fight for freedom,” she said. “Your fight is a fight for everyone. Our commitment is to bet here for you until the fight is done.”— Helen Davidson (@heldavidson) May 1, 2022