E kush mund të mos përfitojë nga karburanti i lirë, kur ke për të furnizuar depozitat e jahtit me dhjetra mijëra litra edhe pse mund të jesh më i pasuri i botës?
Nuk ka se si të ndodhë, prandaj edhe super miliarderi Jeffrey Bezos ka ankoruar jahtin e tij gjigant “Flying Fox” në Sarandë, ku krahas rrezeve të diellit do të furnizohet me karburant të lirë pa akcizë.
Të lidhura
None found
Jahti gjigant “Flying Fox” është parë mëngjesin e sotëm në gjirin e Sarandës ku edhe ka hasur probleme me ankorimin për shkak të zonës së kufizuar.
Mbi jaht është edhe helikopteri ku miliarderi mund të hipë për të shijuar bregdetin shqiptar. /abcnews.al
