Musk ultimatum punonjësve të Twitter: Duhet të angazhoheni maksimalisht në të kundërtën do largoheni

Shefi i Twitter, Elon Musk ka lëshuar një ultimatum për stafin e tij të mbetur në kompani duke i kërkuar që të angazhohen për një version më të ri ‘hardcore’ të platformës ose të largohen nga kompania me pagesën e largimit.

Sipas Dailymail, punonjësve u është thënë se duhet të nënshkruajnë një zotim për të qenë në gjendje të qëndrojnë në rolet e tyre brenda kompanisë. Stafi mori një email të mërkurën në mëngjes ku i kërkohej të plotësonin një formular.

“Nëse jeni i sigurt se dëshironi të jeni pjesë e Twitter-it të ri, ju lutemi klikoni po në lidhjen më poshtë”, thuhej në email.

Ai lidhej me një formular në internet, me Musk duke u thënë punonjësve se nëse nuk nënshkruajnë deri në orën 17:00 me orën lindore të enjten, do të merrnin tre muaj pagesa të largimit.

Musk, i cili përfundoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh muajin e kaluar, u tha punëtorëve se Twitter duhet të jetë ‘jashtëzakonisht i fortë’ duke ecur përpara, duke paralajmëruar se do të thotë të punosh me orë të gjata me intensitet të lartë.


Shtuar 16.11.2022 14:51