Një tjetër qytet është duke hasur probleme me vaksinimin. Burime për ‘Faxweb’ bëjnë me dije se qyteti i Lezhës ka mungesë vaksinash dhe për këtë arsye në qendrën e vaksinimin të qytetit nuk është parë asnjë qytetarë.
Ndërkohë në qytetin e Fierit është raportuar gjithashtu një mungesë e vaksinave ndërsa në qendrat e vaksinimit që janë vendosur në qendër të qytetit nuk ka asnjë gjë tjetër veçse tavolinave dhe karrigeve.
Ndërkohë qyteti i Shkodrës ka shtyrë për ditën e nesërme vaksinimin e qytetarëve me sëmundje kronike të moshave 60+ vjeç. Të sëmurët kronikë do të marrin dozën e parë të injeksionit anti-Covid, por nuk përjashtohen as personat e kësaj moshe të cilët nuk kanë sëmundje kronike.
E njëjta panoramë vjen edhe nga qyteti i Durrësit, ku pritet që ditën e nesërme të fillojë vaksinimi i qytetarëve që i përkasin target grupit 60+ me sëmundje kronike.
Ndërsa vaksinimi masiv në Kukës është duke vijuar normalisht, ditën e hëne nisi edhe vaksinimi i personave 60-vjeç me sëmundje kronike, që vijon paralelisht edhe me vaksinimin e mbi 65-vjeçarëve e grup moshave të tjera.
Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor tha se që nga nisja e pëtij proçesi në Kukës janë kryer 3239 doza vaksine (doza te I dhe doza te II), mosha 65+ jane vaksinuar 1195 persona me doze te I, Vaksina jane realizuar: Pfizerbiontec 1200, AstraZeneca 880 dhe Sinovac 1159. Vaksinimi masiv ka nisur që prej 28 marsit, ndërsa në Kukes po përdoren tre lloje vaksinash, Pfizer, AstraZenca, dhe Sinovac.