Mourinho: Nëse disa nga lojtarët nuk besojnë se kjo është e rëndësishme, atëherë unë besoj shkaku i karrierës time

Jose Mourinho pati kritika të ashpra ndaj lojtarëve të tij pas eliminimit nga Dinamo Zagrebi në Europa League.

Jose Mourinho është shprehur tejet i pakënaqur në intervistën pas eliminimit nga Dinamo Zagreb në kuadër të Europa League, shkruan lajmi.net.

Tottenham u eliminua me tre gola të shënuar nga Mislav Orsic, i cili ishte protagonisti kryesor i Dinamo Zagrebit.

Pas ndeshjes, Mourinho pati disa fjalë për skuadrën.

“Ne dëshiruam të hyjmë në ndeshje të marrim një rezultat tjetër”, tha ai.

“Në 90 minutat e ndeshjes, skuadra la në fushë gjithçka, lanë energjinë, gjakun dhe djersën dhe në fund lanë edhe lotë të gëzimit”, shtoi ai.

“Në anën tjetër, skuadra ime, e përsëris, skuadra ime, nuk mu duk se luante një ndeshje të rëndësishme”, tha Mourinho.

“Nëse për ndonjërin nga ta nuk ishte ndeshje e rëndësishme, për mua po, për shkak të respektit që kam për karrierën time dhe për punën time. Çdo ndeshje është një ndeshje e rëndësishme për mua”, tha portugezi.

“Besoj se për çdo tifoz të Tottenhamit në shtëpi, çdo ndeshje ka rëndësi dhe një qëndrim tjetër është i nevojshëm”, përfundoi Jose Mourinho.

Shtuar 18.03.2021 10:03