Motorët e mortit, dy të vdekur në pak orë në Belsh

Dy aksidente me vdekje kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Belsh. Fillimisht, një person vdiq pak pas orës 17:00 në aksin Cërrik-Belsh pasi u përplas nga një automjet në lëvizje. 40-vjeçari ndërroi jetë në vend pasi u përplas nga një motorçikletë në rrugë.

Ndërkohë, pak më parë sipas policisë ka ndodhur një tjetër aksident, ku një 17-vjeçar ka përplasur me motorçikletë një 80-vjeçare në aksin Belsh-Grekan duke e lënë të vdekur.

Njoftimi i policisë:

Belsh/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Belsh-Grekan”, motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe (këmbësore).
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/albeu.com


Shtuar 2.12.2023 21:37