Dita e diel do të nisë me mot të vranët në të gjithë vendin.
Sipas SHMU, prej orëve të mëngjesit vranësirat do ti lenë vendin motit të kthjellët.
Në orët e para pas mesnatës e deri në mëngjes në jug e pjesërisht në qendër do të ketë reshje shiu në intensitet të ulët. Më tej reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.
Era do të kthejë drejtim nga veriu e verilindja mesatare dhe bregdetin verior e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë. /albeu.com/