Moti i keq në vend, shkarkimet elektrike shkaktojnë zjarr në nënstacionin elektrik në Peqin

Nënstacioni elektrik i cili furnizon me energji qytetin e Peqinit, është përfshirë nga zjarri si pasojë e stuhisë dhe shkarkimeve atmosferike.

Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat kanë nxjerrë jashtë funksionit këtë nënstacion. Si pasojë, në zonën që furnizohet me energji elektrike përmes këtij nënstacioni, ka ndërprerje të shërbimit. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë ende për zgjidhjen e kësaj situate.

Fidra jashtë pune janë:
F 1 nst Përparim me 526 abonentë
F 2 nst Përparim me 2356 abonentë
F 3 nst Përparim me 1353 abonentë
F 4 nst Përparim me 1631 abonentë
Në total janë 5866 abonentë pa energji


Shtuar 26.10.2023 09:18