Në qarkun e Lezhës, Bashkia e Kurbinit është ndër zonat më të prekura nga përmbytjet. Përroi i cili kalon përmes qytetit të Laçit, ka dalë nga shtrati dhe ka krijuar panik tek banorët. Kjo ka bërë që rrugët kryesore, banesat dhe bizneset të përmbyten. Në kudër të kësaj, qarkullimi rrugor është paralizuar në disa zona të qytetit të Laçit, si dhe në fshatrat Zhejë dhe Gjorm.
Edhe në aksin nacional Milot–Mamurras, janë shënuar probleme dhe lëvizja e mjeteve është bërë e vështirë. Autoritetet përkatëse ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën. Ndërsa qytetarëve iu bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
