Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin. Trupi i një 50-vjeçari është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe me shenja plumbash nga një armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë.
Të lidhura
None found
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje pas njoftimit dhe paraprakisht ka dyshime të arsyeshme se raporton i ndjeri është vetëvrarë me armë gjahu.
”Në fshatin Gjormë, Kurbin, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi L. K., 50-vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 50-vjeçari është vetëvrarë me armë gjahu”, thuhet shkurtimisht në njoftimin paraprak.
Grupi hetimor pret rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore, asaj balistike dhe ndërkohë që po merren edhe dëshmitë e familjarëve për të mësuar më shumë rreth motiveve që mund ta kenë shtyrë viktimën në aktin ekstrem të dyshuar.
