Moti i keq në Kosovë, paralajmërohen përmbytje

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme edhe për Kosovën, ku paralajmërohen përmbytje.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se lumenj kanë pasur disa vërshime të shpejta, teksa e njëjta situatë pritet të vijojë në ditët në vijim.

Njoftimi:

Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, sidomos në pjesën perendimore, veroperendimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenjë kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta, ndërsa nëpër disa segmente të lumenjëve kryesorë janë shkaktuar edhe përmytje të lokalizuara lumore, të cilët mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore.

Situata e vështërsuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdoj dhe gjatë ditëve në vijim, prandaj edhe nivelet dhe prurjet e lumenjëve, pritet të ngriten dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje. /albeu.com

 


Shtuar 19.01.2023 11:25