Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin prej ditësh kulmuan këtë të hënë me breshër në zonën e Frakullës, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.
Fermerët kanë shprehur shqetësimin e tyre, pasi pemtaria është dëmtuar plotësisht, duke rrezikuar prodhimin e këtij sezoni.
Pamjet nga zona tregojnë se breshëri ka zbardhur tokat, duke lënë pasoja të rënda në kulturat bujqësore.