Reshjet e sotme do të shtrihen gjatë gjithë ditës, edhe pse në sasi të pakta.
Ato do të përfshijnë thuajse të gjithë territorin shqiptar.
Gjatë ditës së nesërme do të ketë kthjellime, dhe reshjet e shiut do të jenë të kufizuara, ose shumë të pakta.
Kështu do të vazhdojë edhe e mërkura dhe e enjtja, ndërsa e premtja do të ketë vranësira më të shtuara.
E shtuna rikthen sërish reshjet e pakta, pas disa ditëve mungesë.
Temperaturat do të vijojnë me një rritje gjatë këtyre ditëve, me një mesatare që shkon nga 7 gradë në vlerat minimale, në 26 gradë në vlerat maksimale.
Çelja e sezonit turistik pritet që të mos nisë para datës 10 maj.
Pas 10-ditëshit të parë të majit, pritet që të ketë një stabilizim të motit, gjë që pritet të çojë edhe turistët drejt majit./albeu.com/