Britania është shokuar nga lajmi për vdekjen e gazetares 44-vjeçare të BBC Lisa Shaw, disa ditë pas mori dozën e parë të AstraZeneca. Lisa zhvilloi mpiksje gjaku dhe hemorragji cerebrale një javë pas dozës së parë të vaksinës, sipas një deklarate të familjes së saj.
Lisa, nëna e një fëmije, ka punuar si gazetare në BBC Newcastle që nga viti 2015. Sidoqoftë, sipas BBC, mjekët do të hetojnë nëse shkaku i vërtetë i vdekjes së saj janë ndërlikimet pas vaksinës AstraZeneca.
We are so sorry and saddened to share with you that after a short illness our beautiful colleague Lisa Shaw has died.
Everyone at the station is devastated and thinking about Lisa’s lovely family. She was a brilliant presenter, a wonderful friend and a loving wife and mum. pic.twitter.com/tw3Lc2YzBW
— BBC Radio Newcastle (@bbcnewcastle) May 23, 2021
Efektet e zhvillimi të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca konsiderohen jashtëzakonisht të rralla. Deri më tani, janë raportuar 332 raste dhe 58 viktima në Britani pas vaksinimit me AstraZeneca. Ndërkohë, 35 milion britanikë janë vaksinuar me AstraZeneca.