Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka bërë rekurs në Gjykatë të Lartë, ku kërkon rikthimin e celularit të sekuestruar.
Në kuadër të një hetimi që po zhvillon, Gjykata e Posaçme, ka sekuestruar celularin e saj
Më herët, Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Kryemadhit, për rikthimin e celularit të sekuestruar.
Prokuroria e Posaçm,e po heton materialet e depozituara nga avokati Idajet Beqiri, ku përfshin shpenzime të kryera nga Monika Kryemadhi për disa ndërhyrje estetike jashtë vendit, pagesat e të cilave nuk janë deklaruar.