Momenti kur dëgjohen britmat e pacientëve në spitalin e Tetovës (VIDEO)

Zjarri që ndodhi në spitalin modular të Tetovës, ku po trajtoheshin pacientët me COVID, raportohet se ka shkaktuar dhjetëra viktima.

Zjarri ka shpërthyer në ora 21:02 minuta, edhe pas intervenimit të zjarrfikësve dëmet në njerëz janë shkaktuar.

Dyshimet e para janë që eksploduar bombola e oksigjenit.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se ka viktima në zjarrin që ka shpërthyer në Tetovë, ndërsa numri i tyre saktë ende nuk dihet, dhe se autoritetet janë duke punuar për të konfirmuar.

“Zjarri është shuar dhe të gjitha ekipet e spitalit janë mobilizuar të japin ndihmën për të lënduarit. Ato me urgjencë janë duke u transportuar për në Shkup që të ju jepet ndihma e nevojshme, ekipet e Klinikës janë të mobilizuar. Së shpejti do të kemi informacione”, ka thënë Filipçe.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali ka folur për rastin. Ajo tha se ende nuk dihet për numrin e viktimave.


Shtuar 9.09.2021 08:40