Mjeku Ermal Pashaj, i ka drejtuar një thirrje të kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të largohet nga detyra për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në vend.
Pashaj deklaroi se kryeministri duhet të marrë përgjegjësi politike dhe të mos e çojë vendin drejt një situate ku zemërimi i qytetarëve mund të dalë jashtë kontrollit.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, ai theksoi se maturia e një drejtuesi shtetëror vlerësohet veçanërisht në momente të vështira, kur vendi përballet me tensione dhe pakënaqësi të thella qytetare.
“Zemërata e popullatës nuk merr përgjigje merr përgjigje me mënyrat e 4 muajve të narrativës së sipërfaqes, ku flitet për pasoja, por jo për kauza. Kjo kauzë zgjidhet nga një person i vetëm, i cili çelësat i ka në dorë për ta zgjidhur. I bëj thirrje kryeministrit të marrë kthesë, nuk ka kohë për të reflektuar. Mos ta çojë vendin në një situata ku masa e irrituar nuk ka më logjikë. Kjo logjikë duhet të vijë nga njerëzit e arsyeshëm. Ai pretendon se është njeri i arsyeshëm. Të japë dorëheqjen, nuk është turp, nuk është mungesë burrnie. Maturia e një shtet bërësi vlerësohet edhe në këto ditë”,tha Pashaj.
Pashaj kritikoi mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen protestat dhe kërkesat e studentëve, duke deklaruar se qytetarët prej muajsh nuk kanë marrë përgjigje për shqetësimet e tyre.
Ai shprehu shqetësimin se situata mund të përkeqësohet nëse vijon përplasja mes protestuesve dhe Policisë.
“Unë kam mbajtur kontakt me kolegët e Traumës dhe me disa nga strukturat. Mendoj se kjo dhunë ka qenë justifikim vetëm nëse ne do ishim në kuadër të ndonjë lufte ndërkombëtare, e cila kishte qëllim për një situatë amullie. Më duket si një kontekst rebelimi. Ne kemi kaq kohë që ne kërkojmë shtet dhe jo pushtet dhe policia kthehet në një instrument të shtetit. U panë dje veprimet e policisë, djali nuk ka dëmtime të lehta, por është një fat e tij. Ai ka krisje të kafkës. Nuk është normale kjo. Një armaturë përballë disa studenteve do të ngjallë vetëm urrejtje.
Pse duhet të kenë përballë këta njerëz që kanë kaq muaj që nuk dëgjohen, që u është mbushur kupa, që kanë parë vetëm përgjigje menefregiste. Kushtetuta e mbështet edhe protestën dhe protesta është futur në një narrative të qëllimshme. Studentët u dhunuan në ditën e parë. Lus zotin të jem i gabuar, por mua kjo më shkon me një narrative që tenton të ndezë vëllavrasje, tenton të ndezë një kaos mes njerëzve. Ne jemi këtu kundër pushtetit. Rroba policore është rroba ku qytetarët duhet të gjejnë sigurinë dhe jo të dhunohen. Ata elementë që krijojnë dhunë kush janë? Ne jemi në një situatë të tensionuar. Ne jemi këtu për ti përjashtuar nga elementet e dhunës, dhuna nuk është fjala jonë”, deklaroi mjeku Pashaj.







