Mjekët brazilianë përgatisin vaksinën kundër varësisë nga kokaina

Brazili, konsumatori i dytë më i madh në botë i kokainës, ka njoftuar zhvillimin e një trajtimi të ri inovativ për varësinë nga droga e shtrenjtë.

Siç raportohet nga Agence France-Press (AFD), vaksina eksperimentale “Calixcoca” kishte rezultate veçanërisht inkurajuese në testet e kryera në kafshë laboratorike.

Vaksina shkakton një përgjigje imune që parandalon kokainën të arrijë në tru, duke rritur shpresat e studiuesve për të ndihmuar përdoruesit të mposhtin varësinë nga droga.

E thënë thjesht, ata që ishin të varur nga kokaina, nuk janë më të varur nga ajo drogë.

“Nëse trajtimi i vaksinës merr miratimin nga autoritetet kompetente, do të jetë hera e parë që varësia ndaj kokainës do të luftohet me një vaksinë ,” tha psikiatri Frederico Garcia, koordinator i ekipit që zhvilloi formulimin e injektimit në Universitetin Federal të Minas Gerais.

Ekipi që zhvilloi vaksinën fitoi çmimin kryesor javën e kaluar. Me vlerë 500 mijë euro, në çmimet Euro Health Innovation for Medicine në Amerikën Latine, të sponsorizuar nga kompania farmaceutike Eurofarma.

Si funksionon vaksina kundër varësisë nga kokaina

Vaksina funksionon duke nxitur sistemin imunitar të pacientëve të prodhojë antitrupa që lidhen me molekulat e kokainës në qarkullimin e gjakut, duke i bërë ato shumë të mëdha për të pushtuar “qendrën e shpërblimit” të trurit, ku droga zakonisht stimulon nivele të larta kënaqësie dopamine.

Studime të ngjashme janë kryer në Shtetet e Bashkuara, “konsumatori numër 1 i kokainës në botë”, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.

Por ato u ndalën kur, ndër të tjera, provat klinike nuk treguan rezultate inkurajuese, thekson Garcia./Albeu.com


Shtuar 26.10.2023 12:34