Miratohet ligji, çiftet në Kinë tashmë mund të lindin tre fëmijë

Kina ka bërë zyrtare ligjin e ri që lejon çiftet të kenë deri në tre fëmijë, raporton albeu.com.

Ligji u miratua sot në një takim të ligjvënësve kryesorë të vendit në Kongresin Kombëtar Popullor (NPC).

Cila është politika e tre fëmijëve?

Kina ka njoftuar në maj se do të lejonte që çiftet të kishin deri në tre fëmijë. Ky vendim tani është miratuar zyrtarisht në ligj, së bashku me disa rezoluta që synojnë rritjen e nivelit të lindjeve dhe “zvogëlimin e barrës” së rritjes së një fëmije, tha agjencia e lajmeve Xinhua.

Këto përfshijnë anulimin e “tarifës së mirëmbajtjes sociale”, një gjobë financiare që çiftet paguajnë për të pasur fëmijë përtej kufirit, duke inkurajuar qeveritë vendore të ofrojnë leje prindërore, duke rritur të drejtat e grave për punësim; dhe përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit për fëmijët.

Të dhënat e fundit të regjistrimit kishin treguar një rënie të madhe të nivelit të lindjeve, prandaj ndodhi dhe ky ndryshim./albeu.com


Shtuar 20.08.2021 10:00

Tags: ,