Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka urdhëruar ditën e djeshme Operatorët e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor të ndërpresin kontratat me 1000 mjekë specializantë.
Ky urdhër, referohet për operatorët shëndetësorë në qarqet; Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.
Përmes një shkrese zyrtare, ministria kërkon që këto institucione të ndërpresin kontratat për të gjithë, teksa theksohet se punësimi i tyre bëhet vetëm me miratimin e ministrisë.