Ministria e Mbrojtjes bën me dije se janë shuar 163 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit, në një periudhë 11 ditore.
Ministria pohon se zjarret e rëna në bashkinë Fier më datë 28.07.2021, në fshatin Kreshpan, Cakran dhe në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier janë shuar 3 ditë pas operacioneve pa pasur dëme në njerëz dhe banesa.
Ndërkohë, për 11 ditë është punuar nga toka dhe nga ajri në vatrën e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit. Kjo vatër është e izoluar në pjesën më të madhe të tij.
U shua zjarri i rënë më datë 30.07.2021, në vendin e quajtur “Qafa e Hartës” në Ksamil, bashkia Sarandë, duke shmangur me sukses rrezikun që paraqitej për banesat aty pranë.
Zjarri i rënë në Himarë, Livadh u shua në kohë të shpejtë, duke mos i lënë flakët të kalojnë në zonën ku pushonin turistët.
U realizua me sukses mbajtja jashtë rrezikut e banesave dhe e banorëve nga zjarri që ra në fshatin Kutal, bashkia Përmet.
Zjarret e rëna në fshatrat: Qestorat, Dhoksat, A.Lengo, A.Zeneli, Krinë, Tranoshisht, Saraqinisht, në bashkinë Gjirokastër u shuan përfundimisht, duke shpëtuar në kohë banorët dhe banesat, por fatkeqësisht vetëm me një humbje jete dhe një të lënduar.
Janë shuar totalisht edhe zjarret ne fshatrat Gjorm dhe Gumenicë, në Qarkun Gjirokastër.
Këto vatra u shfaqën në mënyrë të menjëhershme dhe me drejtim të pakontrolluar si pasojë e erërave të forta. U arrit të mbrohej jeta e banorëve që ishin të rrethuar nga flakët.
Zjarri i rënë në bashkinë Kurbin me datë 01.08.2021, në njësinë administrative Mamurras, në një sipërfaqe me pyll pishe dhe lis u shua ne kohë duke shmangur rrezikun e banesave aty pranë.
Gjirokastra bën bilancin e dëmeve: Zjarret dogjën 900 ha pyje e vreshtari, dëme të konsiderueshme në bagëti
Bilanci në qarkun Shkodër: Zjarri ra edhe në Parkun Kombëtar të Thethit, u shuan flakët në Tarabosh
Zjarri i rënë në bashkinë Vorë, zona e Gërdecit, u menaxhua në kohë duke shmangur rrezikun e banesave qe ishin shume pranë vatrave.
Edhe flakët në qytetin Fushë Arrëz, u menaxhuan pa kaluar tek banesat aty pranë.
Është shuar tërësisht edhe vatra e zjarrit në Kalis të Kukësit, i cili rrezikoi edhe banesat e zonës.