Ministria e Arsimit ka publikuar urdhrin që përcakton kalendarin e vitit akademik 2026–2027 për institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Sipas urdhrit të firmosur më 11 maj 2026 nga ministrja Mirela Kumbaro, procesi mësimor në universitete do të nisë më 5 tetor 2026 dhe do të përmbyllet më 24 shtator 2027.
Në dokumet thuhet gjithashtu, se universitetet publike, pas përfundimit të regjistrimeve të kandidatëve fitues, duhet të shpërndajnë në të gjitha njësitë përkatëse “Tingëllimin e studentit”, si dhe listat me emrat e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve.
Të lidhura
None found
Për zbatimin e këtij urdhri janë ngarkuar Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Qendra e Shërbimeve Arsimore si dhe institucionet e arsimit të lartë.
