Shoigu i tha homologut të tij bjellorus: “Rrethanat diktojnë nevojën për të marrë masa urgjente të përbashkëta për forcimin e aftësive mbrojtëse të shtetit të bashkimit, rritjen e gatishmërisë luftarake të grupimeve të trupave dhe të sistemit të unifikuar rajonal të mbrojtjes ajrore”.

Bjellorusia, e cila kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë, është i vetmi vend evropian që ka mbështetur pushtimin rus të Ukrainës duke lejuar trupat ruse të hyjnë përtej kufirit të saj./albeu.com