Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe tha se do të vaksinohet me vaksinën e AstraZeneka, për të cilën ai kishte më shumë dyshime për ndërlikimet që mund të shkaktojë pas aplikimit.
“Po, patjetër”, tha Filipçe sot kur u pyet nëse do të ishte i pari që do të vaksinohej me atë vaksinë.
Ai njoftoi dje se vaksinat AstraZeneka pritet të arrijnë ndërmjet 31 marsit dhe 15 prillit.
Lidhur me pozicionin e Agjencisë Evropiane të Ilaçeve se vaksina AstraZeneca është e sigurt, Filipçe theksoi se në lidhje me këtë vaksinë ata i kushtojnë vëmendje të veçantë asaj që thonë agjencitë kombëtare në BE, të cilat përkohësisht ndaluan vaksinimin dhe ndjekin të gjitha hulumtimet përkatëse.
Lidhur me antitrupat, Ministri tha se jemi në një situatë ku testet e shumta mund të përcaktojnë saktësisht se si dhe në çfarë mënyre do të vaksinohen personat që kanë kaluar koronavirusin, qoftë me një dozë të vetme.