Ministri dhe deputeti që rrezikojnë mandatin te PS, 27 vjeçari dhe ish-ministri drejt parlamentit

Vota preferenciale pritet të sjellë surpriza edhe në Tiranë, në listën e Partisë Socialiste. Në kryeqytet, PS ka marrë 18 mandate, ku i fundit në listën fituese është ministri Eduard Shalsi.

Ndërsa lista e më të votuarve udhëhiqet nga Belinda Balluku, dy kandidatë jashtë listës fituese, janë pretendentë për të thyer herësin dhe për të siguruar një karrige në Kuvend.

Sipas të dhënave nga KQZ, deri në orën 22:30, Fatmir Xhafaj në Tiranë rezulton se është rreth 1200 vota larg thyerjes së herësit.

Orlando Rakipi, 27 vjeçari që garon për deputet në listën e PS rezulton gjithashtu si kandidati më i preferuar nga banorët e Vorës, Gërdecit, Marqinetit dhe një sërë fshatrash.

Ai nuk është i emër në botën e politikës, por është i njohur për shkak të mbiemrit të tij, pasi është djali i ish-deputetit Aqif Rakipit.

Deri tani i riu ka marrë mbi 6400 vota.

Nëse thyejnë herësin, kandidatët në listën fituese që mund të largohen janë ministri Eduard Shalsi, si dhe Fidel Ylli, të cilët kanë më pak vota.

Rezultati

Fatmir Xhafaj – 8405 vota

Ornaldo Rakipi – 6471 vota

Eduard Shalsi – 1111


Shtuar 29.04.2021 00:10