Lëngu i kockave është shumë i mirë për shëndetin dhe bukurinë dhe nuk duhet të konsumohet vetëm kur jeni të sëmurë. Një dietë me bazë lëngun e kockave ju bën të humbni disa kilogramë shumë shpejt.
Kjo dietë konsiston në pirjen e lëngut të kockave në kohë të ndryshme të ditës. Sot, versioni më modern i lëngut të kockave që na jepte gjyshja kur ishim sëmurë është bërë në një model filxhani në Starbucks tamam si një smoothie ose kafe.
Moda e pirjes së lëngut të kockave ka marrë një famë të madhe sidomos në Amerikë dhe ka fituar tashmë shumë yje të famshëm, duke përfshirë Gwyneth Paltrow dhe Salma Hayek.
Por pse bën aq mirë ky lëng që fitohet nga zierja e kockave të kafshëve të ndryshme? Ai është i pasur me kolagjen, minerale, aminoacide dhe proteina, për këtë është një mjet i mirë anti-plakje për lëkurën, por është gjithashtu edhe një detoksifikues i mirë.
Përveç kësaj, kjo pije e nxehtë përmban më pak kalori dhe zero karbohidrate, kështu që ndihmon për të humbur peshë dhe për të luftuar urinë.
Kjo dietë premton se do të humbni disa kilogramë në vetëm 21 ditë. Për të përgatitur lëngun e kockave është me të vërtetë e thjeshtë, pasi ju duhet vetëm të zieni disa kocka me ujë (preferohet pula, gjeldeti ose viçi) për të paktën 8-10 orë. Në të ju gjithashtu mund të shtoni perime apo aroma, të tilla si qepa, karota, selino dhe çdo lloj erze. Pasi ta keni gatuar, ju mund ta pini atë me filxhan apo ta përdorini për të përgatitur supa dhe pjata të tjera të lehta.