Minatorët e minierës së Bulqizës, kanë vijuar bojkotimin e punës edhe këtë të martë. Ata kundërshtojnë urdhrin e kompanisë për të punuar edhe ditët e shtuna, në kundërshtim me kontratën e punës.
Po ashtu, minatorët kërkojnë që të bëhet rritja e rrogës siç ishte planifikuar në fillim të muajit Janar.
Për shkak se nuk i lejojnë të grumbullohen, minatorët e kompanisë Yıdırım Holding, kanë zgjedhur si formë proteste bojkotimin e punës.