Milionave në “Toyota Yaris” u del pronari! Biznesmeni gjerman kërkesë gjykatës shqiptare: Janë të mijat

Sasisë prej 3.4 mln euro të sekuestruara në makinat “Toyota Yaris” në portin e Durrësit në vitin 2018 u ka dalë pronari.

Biznesmeni gjerman, Karlos Riszato, kërkon kthimin e miliona eurove të cilat vijojnë të jenë të sekuestruara nga SPAK.

Biznesmeni thotë se janë paratë janë të tijat e i kishte për të investuar.

Seanca do të mbahet javën e ardhshme në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar.

Do të jenë gjyqtarët që do të shprehen me vendim nëse paratë do i jepen biznesmenit gjerman apo do i kalojnë në favor të shtetit.

Ndërkohë sot Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg shtetasin Ervis Vladin për “mosdeklarim të ardhurash në kufi”.

I pandehuri përfiton zbritje dënimi nga gjykimi i shkurtuar duke vuajtur përfundimisht 1 vit burg ndërkohë që në të njejten dosje u denua edhe Agim Ceka për “armembajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj heqje lirie, shkruan oranews.

Një vit më parë, organet e drejtësisë vendosën të pushojnë hetimet dhe akuzat ndaj personave të tjerë të dyshuar për këtë çështje, Edi Lika, Alfred Vladi, Kevi Cani dhe Alban Mollaymeri.

Elvis Vladi dyshohej se ishte porositësi i makinave “Toyota”, ndërsa Agim Çeka ishte shoferi i makinës që solli automjetet.

 


Shtuar 19.10.2021 13:21