“Miliona për deputetët analfabetë, vetëm 10 mijë lekë të reja për të moshuarit”/ I riu para Kryeministrisë: As Rama dhe as Berisha nuk na përfaqësojnë, nuk largohemi nga sheshi!

Në ditën e 64-t të protestës kundër qeverisë, qindra qytetarë u mblodhën përsëri përpara godinës së Kryeministrisë. Mes pjesëmarrësve që morën fjalën ishte edhe një i ri, i cili denoncoi pabarazitë e thella sociale dhe ndasitë politike që, sipas tij, kasta e vjetër politike ka nxitur mes qytetarëve.

Në fjalën e tij, ai u kërkoi shqiptarëve të lënë pas përplasjet partiake mes së majtës dhe së djathtës, duke u bashkuar përballë pushtetarëve që kanë abuzuar me vendin.

Të lidhura

None found

“Kur të dalin në pension, deputetët analfabetë do të përfitojnë shuma marramendëse, ndërsa të moshuarit tanë marrin vetëm 10 mijë lekë të reja. Pikërisht ky standard e ka ndarë Shqipërinë!

Ndarja që unë shoh sot nuk është më ndërmjet të majtëve dhe të djathtëve, por ndërmjet qytetarëve dhe pushtetarëve. Ky është edhe synimi i tyre: teksa ne përplasemi mes nesh për të majtën dhe të djathtën, nuk guxojmë t’i shohim drejt në sy ata që janë lart. Duke humbur kohë me grindjet tona, lëmë mënjanë problemin e vërtetë, pushtetarët që ndodhen sot në parlament.

Ata përdorin taktikën e përçarjes për të sunduar dhe për të na mbajtur të nënshtruar. Por shqiptarët nuk e pranojnë më këtë! Nuk pranojmë më ta etiketojmë njëri-tjetrin. Shqiptarët tashmë janë zgjuar dhe janë bërë bashkë. Ky bashkim i frikëson politikanët, sepse, sapo ne të bashkohemi dhe t’u tregojmë vendin, vëmë në rrezik pushtetin dhe milionat e tyre!

Shqiptarë, ka ardhur momenti të mos rreshtohemi më përkrah partive, por të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit! Do ta shohim pushtetin drejt në sy dhe do t’i themi pa u trembur se e ka gabim. Zëri ynë do të dëgjohet nga ky shesh dhe do të jehojë në çdo rrugë të Shqipërisë.

‘Përça e sundo’ është një strategji e vjetër. Por ne shqiptarët kemi përgatitur një mesazh për pushtetarët që besojnë se mund të na sundojnë: nuk mundeni të na sundoni dhe nuk na përfaqësoni! Asnjëri prej tyre nuk është përfaqësuesi ynë, as Edi Rama dhe as Sali Berisha. Ne, si shqiptarë, do të përfaqësojmë njëri-tjetrin!

Mund të na hidhni sa të doni spraj piperi dhe ujë me presion, mund të na ofendoni pa fund, por nga ky shesh nuk do të largohemi. Përkundrazi, kështu vetëm sa e ndizni edhe më shumë zjarrin që ka nisur këtu”, deklaroi ai.


Shtuar 2.08.2026 22:30

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio