Miku i Allegrit: Po çfarë Real Madrid, sfida e vërtetë e tij është Juventus: Ju tregoj pse e shkarkuan

Giovanni Galeone, ish-trajneri i Massimiliano Allegri-t i cili edhe sot e konsideron si favoritin e tij, dha një intervistë për La Gazzetta dello Sport në të cilën ai foli për të ardhmen e trajnerit nga Livorno:

“Mos më pyet se ku do të shkojë sepse nuk e di. Sipas mendimit tim ai tashmë ka diçka konkrete, por mendoj se është pak i pavendosur. E vetmja siguri që mund t’ju jap është se ai do të kthehet në pankinë.

Më në fund, sepse dy sezone larg fushës janë shumë të gjata. Edhe për dikë si ai, i cili shijoi familjen vitin e parë, por filloi të vuante në të dytin.”

JUVE DHE REAL – “Le të themi që, duke marrë parasysh emrat e pretendentëve, në çdo rast bie mirë. Kush nuk do të donte të stërviste Real-in? I mungon një eksperiencë jashtë vendit dhe për të do të ishte një shans i madh, por besoj se sfida e vërtetë është kthimi te Juve.

Sikur të ma kishte prezantuar një verë më parë do t’i kisha thënë të gjitha llojet e gjërave, por tani situata është ndryshe. Në Torino ai do të kishte një mundësi të shkëlqyeshme për të bërë një ndryshim.

Max u shkarkua për ide të ndryshme teknike me drejtuesit, nuk është rastësi që pas lamtumirës së tij u larguan të besuarit e tij Mandzukic, Khedira dhe Matuidi. Ishte një sinjal i qartë, por mendoj se tani ata e kuptuan se ai kishte të drejtë: diçka e vogël duhej të ndryshonte.

BBC përfundoi kur Barzagli u tërhoq, por Juve përveç de Ligt nuk bëri shumë riparime. Kur Pirlo nuk kishte Chiellini-n, iu dehs të fuste Alex Sandro në qendëër, sepse nuk kishte asnjë lojtar tjetër me të majtën në skuadër. Nëse kthehet, këtë herë Allegri do të dëshirojë gjithashtu të japë një kontribut të rëndësishëm teknik.”

CILËSIA – “Aftësia për të lexuar ndeshjet, e cila është një gjë shumë e rëndësishme. Unë kam pasur fatin të stërvis Allegri-n dhe Gasperini-n dhe të dy ishin në gjendje të kuptonin paraprakisht se çfarë do të ndodhte. Por nuk është e thënë që kush e ka si lojtar ta ketë edhe kur të bëhet trajner.

Max e ka treguar atë në fushë: mbaj mend shumë ndeshje, dhe jo vetëm te Juve, të përmbysura nga zëvëndësimet. Nga ky këndvështrim, e shoh Pirlo-n ende shumë si lojtar: e ka të vështirë të ndikojë teksa luhet ndeshja.”


Shtuar 26.05.2021 20:01