Meta njofton konferencë për shtyp, për çfarë pritet të flasë

Zëdhënësi i Presidentit ka njoftuar se në orën 17:30, Ilir Meta do të zhvillojë një konferencë për shtyp.

Kjo konferencë vjen pas orë pasi SPAK kërkoi pushimin e çështjes në gjykatë që lidhet me padinë e Metës për ish-kreun e KED, Ardian Dvoranit.

“Të dashur kolegë gazetarë,

Sot në ora 17:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju fton të gjithëve në një konferencë për mediat, në ambientet e Institucionit të Presidentit.

Transmetim LIVE!”, thuhet në njoftimin e Blushit.

Gjithashtu, pritet që Meta të komentoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin, ndërsa pritet që ai të shpallë edhe datën e zgjedhjeve të reja për 6 bashkitë pa kryetar./albeu.com

 

 

 


Shtuar 22.11.2021 14:07

Tags: