Meta: Nga 25 korriku, do të bëj më shumë për Kosovën

Presidenti Ilir Meta, po zhvillon vizitën e tij të fundit si president në Kosovë, ku pas takimit me Vjosa Osmanin, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.

Ai u shpreh se nga e hëna e 25 Korrikut, kur nuk do të jetë më president, do të bëjë shumë më shumë për Kosovën.

“E dashur Vjosa nuk pranoj asnjë falenderim, për shkak se kam bërë detyrën kushtetuese dhe morale, e vetmja keqardhje që kam është se mund të kisha bërë dhe më shumë për përkrahjen e Kosovës, nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tonë.

Ju jap fjalën se duke nisur nga dita e hënë në 25 në mëngjes, do të bëj shumë më shumë për Kosovën. Ju falenderoj juve për bashkëpunimin, jam i bindur se dhe presidenti i zgjedhur i Shqipërisë do të vijojë këtë traditë shumë pozitive. Është e rëndësishme ta theksojmë vendimin  e gjykatës ndërkombëtare, që çimentoi pavarësinë e Kosovës.

Duke ardhur dje në Prishtinë, po mendoja katër javët e para të situatës në Kukës, para fillimit të ndërhyrjes së NATO-s, dhe kujtoj ato pamje të pabesueshme, për javë të tëra, të nënave, të moshuarve, fëmijëve, që vinin të shpëtonin jetën e tyre, të afërmit e tyre, ishin javëtë tmerrshme”, u shpreh Meta.


Shtuar 22.07.2022 10:52