Meta ndan mesazhin e Papa Françeskut: Në politikë ka shumë hipokritë që jetojnë jetë të dyfishtë

Presidenti Ilir Meta ka ndarë në Facrbook mesazhin e Papa Françeskut ku flet për hipokrizinë.

Postimi i Metës:

Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”.

“Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine. Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën.

Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!”

Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë”./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 20:55