Mësuesit dalin në protestë kundër grushtit të shtetit në Suadan, policia u përgjigjet me gaz lotsjellës

Forcat sudaneze të sigurisë kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj dhjetëra mësuesve që po merrnin pjesë në protestat pro-demokracisë në kryeqytetin, Khartoum.

Gjithashtu, raportohet se shumë mësues janë ndaluar nga forcat e sigurisë.

Demonstruesit gjatë natës ngritën barrikada për të parën nga dy ditët e mosbindjes civile të planifikuar për të protestuar kundër grushtit të shtetit të muajit të kaluar.

Ata po kërkojnë që qeveria ushtarake të tërhiqet dhe të lejojë një tranzicion paqësor në sundimin civil.

Demonstratat po ndodhin ndërsa ndërmjetësit e Ligës Arabe mbërrijnë në Khartoum për bisedime në përpjekje për të zbutur krizën.

Kryeministri civil, Abdalla Hamdok, mbetet në arrest shtëpiak dhe po përballet me presionin e ushtrisë për të bashkëpunuar me ta, raporton BBC.

Muajin e kaluar, udhëheqësi i grushtit të shtetit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, shpërndau krahun civil të marrëveshjes së qeverisë për ndarjen e pushtetit, arrestoi liderët civilë dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërprerjet në internet kishin lënë shumë njerëz të pavetëdijshëm për aksionin dyditor të mosbindjes civile, por mësuesit dolën për të protestuar pranë ministrisë së arsimit.

Të plagosurit e grushtit ushtarak po trajtohen në spitalin privat Royal Care të Khartoum./albeu.com


Shtuar 7.11.2021 15:17