Meshkujt shqiptarë janë egërsira në shtrat, trondit gjinekologu: Shoh raste kafshimesh të forta

Gjinekologu i njohur Shkëlqim Balili i ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, për të folur në lidhje me abortin duke parashtruar edhe një tjetër problem të shoqërisë shqiptare dhe konkretisht meshkujve, kur tha se ata janë të dhunshëm dhe gjatë marrëdhënieve seksuale.

“Nëse mua do më zgjidhnin president kur të isha 50 vjeç, do thoja kam një kërkese, të gjitha gratë në Shqipëri që kanë burra shqiptarë duhet t’u japim nga një rrogë tepër se meshkujt janë ende të paformuar për të respektuar gruan. Akoma te ne burrat duhet të jenë më të butë, dhe në seks, seksi është biologji e jetës e ka dhënë Zoti jo seks të të kafshojë, unë kam parë raste në spital ku janë kafshuar.

Dhe në xhungël luanesha e sjell luanin vërdallë dy javë pastaj kur do ajo. Dhe me gruan që ke në familje që ke 20 vjet po të kërkosh seks kur nuk do ajo quhet dhunë, nuk është prona jote”. /albeu.com


Shtuar 13.03.2023 14:35